Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë katër vetura. Ky aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë rreth orës 20:30.

Lajmi për portalin rtv21.tv është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tregoi se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut.

‘’Sot në ora 20:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 7 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut’’, ka thënë Ahmeti./21Media