Aksident mes 7 veturave, pesë të lënduar
24 Dhjetor 2020
Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë shtatë vetura.
Ky aksident ka ndodhur në Autostradën Ibrahim Rugova”, rruga Suharekë-Prizren rreth orës 17:00. Lajmi për rtv21.tv është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.
Ai tregoi se njësitë relevante policore, njësitet e zjarrëfiksëve si dhe ndihma e shpejtë, janë në vendin e ngjarjes.
“Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Njësitë relevante policore, njësitet e zjarrëfiksëve si dhe ndihma e shpejtë, janë në vendin e ngjarjes. Të gjitha veprimet policore janë duke u ndërmarrë lidhur me rastin, përderisa rruga për momentin mbetet e bllokuar për qarkullim ”, tha Krasniqi./21Media