Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:40 në fshatin Gremnik të Klinës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete kombi dhe një traktor.

 “Ngasësi i traktorit ka vdekur, dy pasagjerët në traktor kanë lëndime të rënda dhe ngaësi i automjetit kombi ka pësuar lëndime të lehta”, ka thënë Gashi, i cili po ashtu ka shtuar se vdekja e ngasësit të traktorit është konfirmuar nga mjeku kujdestar, kurse të lënduarit po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës./21Media