Aksident mes trenit dhe veturës në Klinë, vdiq një person
Një person ka vdekur si pasojë e aksidentit mes trenit të udhëtarëve dhe një veture në fshatin Videjë të Klinës të enjten rreth orës 12:45.
“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasoje e aksidentit njё person (vozitёsi i veturёs) ёshtё lënduar rёndё, i njëjti ёshtё dёrguar nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion./21Media