Aksident mes tri veturave në Obiliq, gjashtë të lënduar
12 Dhjetor 2020
Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 08:40 në rrugën “Hasan Prishtina” në Obliq.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,
Ajo po ashtu ka bërë të ditur se në aksident ishin të përfshirë tri vetura.
Tutje Ahmeti ka treguar se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media