Aksident mes veturës dhe trenit, 4 persona të lënduar
24 Dhjetor 2020
Në orët e pasdites në lagjen “Prroi i Njelmet” në Prishtinë ka ndodhur një aksident mes një veture tipit VW Passat dhe trenit.
Në këtë aksident të lënduar kanë mbetur 4 persona të cilët kanë pësuar trauma dhe shtypje në trup nga perplasja.
Këtë për protalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë rajonale në Prishtinë Flora Ahmeti.
“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka bërë të ditur Ahmeti./21Media
