Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në rreth-rrotullim të Çagllavicës.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur ndërmjet 4 veturave, dy nga të cilat kanë qenë në lëvizje, ndërsa dy të parkuara.

“Si pasojë e aksidentit 5 persona kanë pësuar lëndime, si dhe janë dëmtuar tri (3) lokale private (një Furrë Buke dhe dy Markete).”, ka bërë të ditur Borovci.

Aktualisht në vendin e ngjarjes, sipas Borovcit ndodhen njësitet përkatëse, të cilat po merren me rastin./21Media