Të lënduarit u dërguan në spital

Të lënduarit u dërguan në spital

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në parkingun e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se në këtë aksident katër persona kanë marrë lëndime të lehta.

“Rreth orës 11:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve në parkingun e Airoportit të Prishtines. Si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti për portalin rtv21.tv.

Me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media