Aksident në autostradë, humb jetën një grua

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën Levan Vlorë si pasojë e të cilit një grua 70-vjeçare ka vdekur.
Kjo e fundit ka tentuar të kalojë rrugën, pavarërisht se është një rrugë shumë e qarkullueshme.
”Në orën 19:20, në autostradën ”100 Vjetori”, Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin A. M., 68 vjeç, banues në Lushnje, ka aksidentuar një këmbësore ende të pa identifikuar, rreth 70 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë”, shkruan oranews.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ndërsa rasti vazhdon ende të hetohet.

Back to top button