Një aksident trafiku ndërmjet dy veturave ka ndodhur sot te rrethrrotullimi në Carrabreg të Deçanit.

Lajmin për portalin rtv21, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Aksidenti ndërmjet dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 06:00 të mëngjesit, me ç’rast njëra veturë është futur në një dyqan.

Përveç dëmeve materiale sipas policisë nuk raportohet për të lënduar./21Media