Aksident në Drenas, krijohen kolona
10 Dhjetor 2020
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:50 në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se ka persona të lënduar.
“Sipas informatave fillestare të përfshira janë një veturë dhe një kamionetë. Policia ka dal në lokacion dhe po merret me rastin. Pas raportimeve shtesë do të njoftoheni për detajet.”, ka thënë Hoxha
Ndërkohë si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona në hyrje të fshatit Zabel i Ulët./21Media