Aksident në Fushë Kosovë, lëndohen dy persona

 

Në një aksident që ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku është përfshirë një motoçikletë, janë lënduar 2 persona.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, ka bërë të ditur për rtv21.tv se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkaq Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti./21Media

 

Back to top button