Një person është lënduar sonte si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur ndërmjet dy veturave në hyrje të Lipjanit.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot në ora 18:00, kemi pranuar informatën se në hyrje të Lipjanit, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar 1 person.”, ka bërë të ditur Ahmeti

Ndërkohë, me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media