Një person ka humbur jetën pas një aksidenti në lagjen “Malësia” në Kamenicë.

Policia njofton se ai ishte duke e drejtuar një motor-katërçikletë kishte humbë kontrollin mbi të dhe ishte rrokullisë në mes të rrugës

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

“Mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar një motor-katërçikletë kishte humbë kontrollin mbi të dhe ishte rrokullisë në mes të rrugës. Si pasoj e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. /21Media