Një person ka vdekur, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 21:50 në Grabanicë të Klinës.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Pejës, Driton Rugova, i cili ka informuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Rugova ka shtuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura./21Media