Një person ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti rrugor në Komoran rreth orës 17 e 30.

Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka treguar se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

“Sot, më 26.07.2020, në ora 17:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në Komoran. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Sipas ekipit mjekësor, një person si pasojë e aksidentit është pa shenja jete”, ka thënë Hoxha.

Tutje Hoxha, ka treguar se njësia policore për menaxhimin e autostradës, po merret me matjet dhe shikimin e vendngjarjes. /21Media