Nuk raportohet për të lënduar

Nuk raportohet për të lënduar

Një veturë është aksidentuar pasiqë shoferi i saj për shkak të pakujdesisë ka goditur një shtyllë të semaforit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:40 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.

Ndryshe, kohëve të fundit është shtuar numri  aksidenteve në  Kosovë, ku shumë prej tyre kanë përfunduar edhe me fatalitet.