Aksident në Lluzhan, ka të lënduar

 

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në fshatin Lluzhan të Podujevës. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirnmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 15:00,në fshatin Lluzhan të Podujevës ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete.”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Ndërkohë, me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button