Aksident në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, katër të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor fshati Nadakovc.
Në këtë aksident që ndodhi mes dy veturash janë lënduar katër persona. kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor fshati Nadakovc, dy vetura të përfshira, si pasojë e aksidentit katër(4) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka treguar Zahiti.