Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, dy të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot pasdite në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lupç i Poshtëm.
Lajmi për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në mes dy automjeteve në lëvizje.
”Rreth orës 16:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Lupç), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në levizje, si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka informuar Ahmeti./21Media

Back to top button