Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ka të lënduar
23 Prill 2019
Në aksident janë përfshirë dy vetura
Në aksident janë përfshirë dy vetura
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot rreth orës 15:40 në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Dy automjete kane qene të përfshira, si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar.”, u shpreh Ahmeti për rtv21.tv
Me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media