Një veturë dhe një autobus janë përfshirë në një aksident sot në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00 në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve (një veturë dhe nje autobus)”, ka thënë Ahmeti për rtv21.tv.

Sipas policisë, si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale./21Media