Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:10 në fshatin Osdrim të Pejës.

Si pasojë e këtij aksidenti një person mbeti i lënduar.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi për rtv21.tv tha se viktima ka marrë lëndime të rënda dhe menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Policia edhe ekipa e hetuesisë kanë dalë në vendin e ngjarjes./21Media