Tre persona u lënduan si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 21:00 në rrugën “Skenderbeu” në Podujevë.

Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila informoi se në aksident ishin të përfshira dy automjete.

Ahmeti bëri të ditur se si pasojë e aksidentit u shkatuan edhe dëme materiale.

Ndërkohë, me rastin po merret njësia policore e komunikacionit rrugor./21Media