Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, ka thënë Ahmeti.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërsa, sipas Ahmetit me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media