Përplasen tri vetura

Përplasen tri vetura

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 02:00 të mëngjesit në qendër të Prishtinës, ku mbetën të lënduar tre persona.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas Ahmetit në këtë aksident ishin përfshirë tri automjete.

“Rreth orës 02:00 ka ndodh aksidenti në rrugën Fehmi Agani në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, ku janë lënduar tre persona. Të njëjtit kanë pësuar lëndime të lehta”, ka thënë Ahmeti për portalin rtv21.tv.

Policia u shpreh se me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media