Aksident në Prishtinë, ka të lënduar
Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti në komunikacion sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 08:40, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Ahmeti.
Ajo tha se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin./21Media