Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë më saktësisht në fshatin Kçiq.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahit.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura, ku si pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti./21Media