Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, një person i lënduar
13 Gusht 2020
Një person është lënduar mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur ndërmjet tri veturave në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar.”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Ndërkohë, me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media