Aksident në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Aksidenti ka ndodhur tek semaforët e parë në dalje të Prishtinës, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar përpos dëmëve materiale.

Në aksident janë ndeshur dy vetura, dhe tani në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës.

Back to top button