Një person ka vdekur në një aksident i cili ka ndodhur sot rreth orës 17: 30 në Shajkovc të Podujevës. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv po ashtu ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit janë lënduar edhe 7 persona tjerë.

“Numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve që kanë pësuar në aksidentin që ka ndodhë në Shajkovc të Podujevës ka arritë në 8 persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.”, ka thënë Ahmeti.

Askidenti ka ndodhur mes tri veturave dhe një traktori./21Media