11 persona janë lënduar si pasojë përfshirjes së dy veturave në një aksident komunikacioni.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:25 në Viti.

“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, duke mos respektuar rregullat e komunikacionit (dyshohet tejkalim i pa sigurt) ka shkaktuar aksidentin duke e ndeshur (ballë për ballë) me veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovarë. Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe nëntë (9) pasagjerët në veturat e përfshira”, ka njoftuar policia.

Të gjithë të lënduarit, pas tretmanit mjekësor janë liruar, përveç dy pasagjereve që janë dërguar për tretman mjekësor të mëtutjeshëm në QKUK, por sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media