Aksident në Vushtrri, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në fshatin Nevolan, të Vushtrrisë.
Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar zedhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
“Aksident trafiku me lëndime Sonte, rreth orës 19:30 është raportuar se në fshatin Nevolan, të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti./21Media

Back to top button