Një aksident rrugor ka ndodhur sonte në rrugën Runik – Klladernicë, përkatësisht në kufirin Kostërc – Klladernicë, me ç‘rast një person me iniciale Xh.H ka vdekur, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë.

I lënduari që ka mbijetuar, pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Gjendja e tij shëndetësore raportohet se është e rëndë.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e personit që ka vdekur. Jashari ka apeluar qytetarët që të shtojnë kujdesin gjatë vozitjes në komunikacion.