Në afërsi të Qendrës së Studenteve sot rreth orës 16:00 ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se në këtë aksident dy persona kanë pësuar lëndime edhe janë dërguar për tretman mjekësor.

“Në këtë aksident dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.”, ka thënë Ahmeti.

Në lidhje me këtë aksident është duke  po merret njësitit i Trafikut Rajonal. /21Media