Sot rreth orës 08:00 ka ndodhur një një aksident trafiku me të lënduar në fshatin Shupkovcë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e kësaj katër persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 08:00, në rrugën nacionale në fshatin Shupkovcë, në aksident ishin të përfshira dy vetura ku si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti./21Media