Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën “Sali Nivica” në lagjen Bregu i Diellit.

RTV21 ka siguruar pamje nga ky aksident ku shihet një kamion me material ndërtimor ka zënë me rimorkion BMW-në e parkuar në trotuar dhe e ka bartë me vete.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi për portalin rtv21 tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:20.

Sipas policisë kamioni nuk ka arritur ta marr harkun mirë që për pasojë e ka goditur një veturë.

Nuk raportohet për të lënduar./21Media