Ka humbur jetën personi i cili pësoi aksident në komunikacion më 11 tetor në Kaçanik.

Viktima në atë aksident kishte marr lëndime të rënda dhe deri dje ishte duke u trajtuar në QKUK.

“Është raportuar për një aksident trafiku që kishte ndodhur në mes të dy automjeteve civile (traktor dhe veturë) me ngasës m/k, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore kishte pësuar ngasësi i veturës i cili ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe duke mos iu përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori./21Media