Një person ka humbur jetën pasi u godit nga një veturë në Çagllavicë të Graçanicës.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:05.

Policia ka njoftuar se një i dyshuar, duke ngasur automjetin e tij në mënyrë të pa kontrolluar, ka goditur një këmbësor.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe për shkak të lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./21Media