Policia njofton se dje rreth orës 11:00 në Mitrovicë ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një biçikletë me drejtues meshkuj kosovarë.

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar drejtuesi i biçikletës, i cili është dërguar për mjekim në spitalin rajonal në Mitrovicë./21Media