Policia ka bërë të ditur se si pasojë e një aksidenti, mbrëmë në Mitrovicën Veriore, në rrugën “Kombëtare” është gjetur një trup i pajetë, i pa i identifikuar, i cili dyshohet të jetë shtetas i huaj.

“Aksidenti trafiku dyshohet të ketë ndodhur kur një person i pa identifikuar me një veturë NN e ka goditur viktimën me veturë dhe si pasoj e saj viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, ka bërë të ditur policia.

Rasti është duke u hetuar./21Media