Aksident tragjik në Turqi, vdiq aktori i njohur

3 persona kanë vdekur si pasojë e një aksident trafiku që ndodhi në Amasya të Turqisë.
Mediat turke raportojnë se aksidenti ka ndodhur mes një minibusi dhe një kamioni.
Raportohet se minibusi me pjesëtarët e teatrit të Amasya është përplasur me një kamion. Në mesin e viktimave është edhe aktori i njohur, Burak Topçu.
Të lënduar kanë mbetur 8 persona.
Pas ekzaminimit, trupat e nxjerrë nga minibusi u dërguan në morgun e spitalit. Ndërkohë që kanë nisur hetimet për aksidentin./21Media

Back to top button