Aksidenti i trafikut përfundoi me rrahje mes pesë personave

Një aksident trafiku i ndodhur sot në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë ka përfunduar me një përleshje fizike mes pesë personave.

Lajmin e konfrimoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Ai se incidenti ka ndodhur pasditen e sotme.

“Sot rreth orës 18:00, në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, pas një aksidenti trafiku, pesë persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Personat e përfshirë në rast kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me aksidentin, veprimet dhe procedurat e mëtejme janë duke u zhvilluar nga Njësia e Trafikut”, ka thënë Pllana.

Pllana po ashtu njoftoi se Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

Back to top button