Tre prej tyre me lëndime më të rënda

Tre prej tyre me lëndime më të rënda

Në aksidentin ku humbi jetën një person sot në Gjilan , janë lënduar edhe 23 persona të tjerë. Tre prej tyre janë duke u trajtuar në QKUK (Qendra Klinike Universitare e Kosovës). Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Drejtori Klinik në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, Nisret Hajrullahu. Ai ka bërë të ditur edhe vitet e lindjes se tre të lënduarve që janë dërguar në QKUK ( 1967, 1936, 1972).

Ndërsa për të lënduarit që po trajtohen në Gjilan, Hajrullahu ka thënë se e kanë gjendjen stabile dhe janë shtrirë në reparte të ndryshme të spitalit.

Aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:20,  është shkaktuar nga një kamion transportues, janë përfshirë disa vetura.

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka njoftuar se shoferi i kamionit është ndaluar për 48 orë./21Media