Nga ky aksidet ka vdekur një person

Nga ky aksidet ka vdekur një person

Është ndaluar për 48 orë shoferi i drejtuesit të mjetit transportues i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin zingjiror sot rreth orës 13:20 në Gjilan. Këtë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Gjilanit.

“Prokurori kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar policinë që drejtuesi i automjetit transportues, tani i dyshuari M.A., nga Peja, të ndalohet për 48 orë.”thuhet në komnikatën e prokurorisë.

Sipas prokurorisë nga ky aksident i komunikacionit, janë përfshirë mbi 10 automjete, ku  person ka vdekur ndërsa 16 të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional në Gjilan, si dhe dy nga të lënduarit janë transferuar në QKUK, në Prishtinë./21Media