Pesë aksidente trafiku ka ndodhur sot rreth orës 7:30 në rrugën Prishtinë – Mitrovicë saktësisht në fshatin Shkabaj. 3 prej tyre me të lënduar.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Të përfshira gjithsej janë 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 15 persona”, ka thënë Ahmeti.

Me rastet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut./21Media