Grabovci flet për gjendjen e tij pas aksidentit

Grabovci flet për gjendjen e tij pas aksidentit

Sonte në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në dalje të autostradës Prishtinë- Pejë, është përfshirë edhe vetura e ish-deputetit të PDK-së, Adem Grabovci.

Këtë aksident e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, përcjellë rtv21.tv

Rreth orës 20:00 është shkaktuar një aksident trafiku ne rr. Prishtinë -Pejë ne dalje te autostradës te Gjurgjica ku te përfshira janë dy vetura dhe raportohet vetëm për dëme materiale. Njësitet kompetente policore po trajton rastin.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Që ka qenë i përfshirë në aksident e ka konfirmuar edhe vetë Grabovci përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social, Facebook.

Sonte kam pësuar një aksident të lehtë. Por, fal Zotit nuk ka të lënduar. Pra, jam shënosh e mirë. Faleminderit për interesimin dhe shqetësimin e treguar. Përzemërsisht, AG”, ka shkruar Grabovci./21Media