Veliu në gjendje të mirë

Veliu në gjendje të mirë

(I plotësuar)Në aksidentin në fshatin Besi mësohet se është përfshirë kryetari i Podujevës, Agim Veliu. Siç bëri të ditur LDK ai nuk ka marr lëndime.

“Në tentim për t’u larguar nga një veturë që kishte hyrë në tejkalim nga krahu i kundërt i rrugës, vetura e Veliu është vënë në kontakt me mbrojtëset anësore të rrugës. Falë këtij veprimi, përveç dëmeve të vogla të veturës të z. Veliu, nuk ka pasur asnjë dëm tjetër të asnjë natyre”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

________________________________

Vetaksident në magjistralen Podujevë-Prishtinë

Një vetaksident ka ndodhur sonte rreth orës 17:30 në magjistralen Podujevë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Besi.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Borovcit dyshohet për një të lënduar, shkruan rtv21.tv.

Policia aktualisht është në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit./21Media

Portali rtv21.tv do të iu mbajë të informuar lidhur me rastin.