Një 20-vjeçar në Britaninë e Madhe është aksidentuar me një “Lamborghini” me vlerë 220 mijë euro, vetëm 20 minuta pasi e kishte blerë.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë në Leeds, Richard Whiteley.

“Një djalë në të 20-at e tij sapo kishte blerë një “Lamborghini” dhe ishte ndalur në anë të autostradës pasi kishte pësuar një defekt mekanik, por në këtë kohë u aksidentua nga një furgon, i cili sipas vlerësimeve tona nuk ishte fajtor i aksidentit”, u shpreh Whiteley.

Ai tutje tha se i riu nuk ka pësuar pësuar lëndime serioze nga aksidenti./21Media