Inspektorati dhe policia e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion të gjerë në disa lokale në komunën e Prishtinës për të kontrolluar se a po zbatohen rekomandimet e dhëna, për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus në kryeqytet.

Drejtori i Inspekcionit i kësaj komune, Adonis Tahiri ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shihen policia dhe inspektorati duke kontrolluar disa lokale në kryeqytet.

“Aksion i gjerë, me qëllimin e vetëm: Ruajtjen e shëndetit publik!”, ka shkruar ai krahas fotografisë.

Nga 53 rastet e reja që u regjistruan sonte në Kosovë, 18 janë vetëm nga komuna e Prishtinës./21Media